Kandidati i LDK-së për Kryetar të Suharekës, Ardian Shala sot gjatë ditës ka vizituar një biznes lokal në fshatin Leshan.

Shala ka thënë se në programin qeverisës të LDK-së, mbështetje për bizneset do të mbetet prioritet i qartë me zero taksa.

Postimi i plotë:

Reklamë

Sot vizitova kompaninë prodhuese të pronarit Shaban Ramadani nga fshati Leshan me puntori në Gjinoc.

Punën dhe përkushtimin e tij e shoh si shembull të vlerës së sipërmarrjes sonë lokale.

Në programin tonë qeverisës të LDK-së, mbështetja për bizneset prodhuese do të mbetet prioritet i qartë, zero taksa, kushte më të mira për investime, punësim dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në Suharekë.