Kryetari i Komunës së Prizrenit, i cili po garon edhe për një mandat, Shaqir Totaj, ka publikuar infografikën e Institutit GAP ku figuron se ai ka mbajtur 84.62 përqind të premtimeve parazgjedhore.
Komuna e Prizrenit, deri në fund të qershorit 2025, nga 78 premtime i ka të përfunduara 42, gjysmë të përfunduara janë 10, kanë filluar 14 dhe 12 nuk kanë filluar akoma.
Të dhënat bazohen në vlerësimin përfundimtar për përmbushjen e premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025