Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po garon edhe për një mandat, ka thënë se rruga e bjeshkës Junik – Gjeravicë, është një projekt tjetër i mbajtur para junikasve.
Shehu ka thënë se ky projekt ka qenë ëndërr e banorëve të komunës, për të cilën Juniku ka pritur që nga paslufta.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Gjatë mandatit të parë, kemi ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë. Ky projekt ka qenë ëndërr e të gjithë junikasve, për të cilën Juniku ka pritur që nga paslufta.
Sot kjo rrugë është realitet, një premtim tjetër i mbajtur para junikasve.
URIME JUNIK ✌️