×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Simpatizantët e Faton Pecit festojnë me goma në Mitrovicë

    Reporteri
    09 Nëntor 2025 | 23:01

    Simpatizantët e kandidatit të Vetëvendosjes, Faton Peci – i cili sipas rezultateve preliminare pritet të udhëheqë Komunën e Mitrovicës së Jugut – kanë nisur festimet menjëherë pas publikimit të rezultateve. Ata janë parë duke festuar edhe me goma, të cilat, sipas tyre, simbolizojnë “gomën rezervë”.

    Ky simbol lidhet me deklarimet e mëparshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë një tubimi në sallën “Minatori” kishte ironizuar me kandidatin e PDK-së, Arian Tahiri, duke e quajtur “gomë rezervë”.

    Kurti kishte thënë se PDK-ja po hynte në garë me “gomë rezervë”, pasi kryetari aktual, Bedri Hamza, kishte refuzuar të kërkonte një mandat të ri.

    “Po nuk shkohet në Mitrovicë e për Mitrovicën me gumë rezervë. E meqë kryetari aktual nuk po e do edhe një mandat, nesër e keni shansin që gomën rezervë me ua shfry e me ua qit në bandash e me ba Faton Pecin kryetar”, kishte deklaruar Kurti në atë tubim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!