Kandidati i AAK’së për Kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha i ka dalë në mbështetje kandidatit të LDK’së, Përparim Ramës, i cili me 9 nëntor përballet në balotazh me Hajrulla Çekun e VV’së.

Berisha ka publikuar një video me Ramën në një nga restaurantet në kryeqytet, teksa dëgjohet duke i thënë frazën të cilën e përdori në fushatë “Smart City”, një projekt që e prezanton Rama.

“Smart City, I like this guy”, i tha Berisha Ramës.

Reklamë

“Faleminderit Beko, i grahim përpara”, i tha Rama./Reporteri.net