Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.
Në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 358,897.
Ky numër i votuesve paraqet 27.26 % të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri tani, ndërsa të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, komuna me pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve në votime aktualisht është ajo e Prishtinës me 78,376 qytetarë.
Pas saj është Gjilani me 31,269 qytetarë që kanë dalë për të votuar, dhe e treta del të jetë Mitrovica e Jugut me 29,563 qytetarë
/Reporteri.net/
