Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kandidati i PDK-së për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të tetorit, ka folur për pritjet e tij në këtë garë.

Ai ka thënë se në Prizren është shumë e vështirë të fitohet pa balotazh por se ”nuk do të ketë befasi në Prizren, do të fitoj prapë”.

“Prizreni e ka një strukturë interesante politike. Edhe përkundër dëshirës që unë kam, që të fitoj pa balotazh, nuk është e lehtë, është shumë e vështirë, edhe pse qëndrojmë relativisht mirë”.

Reklamë

”Megjithatë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi parasysh faktin se të fitosh pa balotazh në Prizren, ku janë shtatë kandidatë, është shumë e vështirë”.

”Përndryshe, unë jam i hapur të bashkëpunoj me të gjithë ata që ia duan të mirën qytetit të Prizrenit dhe duan të kontribuojnë”, ka thënë Totaj në RTV Dukagjini.