Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se punimet në rrugën afër Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare, janë drejt fundit. 

Ai ka thënë se ky aks është me rëndësi të veçantë për lëvizje, meqë i lidh lagjet mes vete.

“Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e rrugës përskaj QKMF-së së re, në ambientet e ish kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) në Prizren – një aks i rëndësishëm rrugor që lidh lagjet”, ka shkruar Totaj.

Reklamë