Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë lidhur marrëveshje për balotazhin e 9 nëntorit në Prizren, shkruan Reporteri.net.

Kryetari i Degës së AAK’së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje të koalicionit qeverisës me kandidatin e VV’së për Kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin.

Ai tha se marrëveshja u nënshkrua “në bazë të vendimit të Kryesisë së Degës së AAK-së në Prizren dhe në pajtueshmëri me Statutin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.

Reklamë

AAK ka lidhur sonte marrëveshje koalicioni me VV’në edhe për balotazhin në Junik, teksa ditë më parë ka nënshkruar marrëveshje koalicioni për balotazhin në Fushë Kosovë, poashtu me VV’në./Reporteri.net