×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    Londër e Paris, kaq vota morën VV, PDK dhe LDK

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 11:13

    Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për përfaqësitë diplomatike, në Londër të Anglisë dhe Paris të Francës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga të dhënat e KQZ-së, nga votat e numërura, në Londër Lëvizja Vetëvendosje radhitet e para me 87.69 për qind, apo 734 vota.

    Në vend të dytë Lidhja Demokratike e Kosovës me 59 vota apo 7.05 për qind, si dhe në vend të tretë Partia Demokratike e Kosovës me 31 vota apo 3.70 për qind.

    Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës numëron vetëm 6 vota.

    Në paris, Lëvizja Vetëvendosje mori 182 vota nga mërgimtarët apo 81.25 për qind.

    Në vend të dytë nga të dhënat e publikuara nga KQZ-ja, radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 8.93 për qind apo 20 vota, si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17 vota apo 7.59 për qind.

    Për AAK-në zero vota.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!