×
  • Lajme
  • Lajme

    Lugina e Diellit në Zveçan po merr formë, shtëpitë për serbët drejt përfundimit

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 22:38

    Qindra shtëpi janë afër përfundimit në projektin e njohur si “Lugina e Diellit”, që po ndërtohet në Zveçan.


    Nga fotografi që ka siguruar Reporteri.net shihen se shtëpitë janë afër përfundimit.

    Realizimi i këtij projekti ka qëllim popullimin e veriut me serbë dhe po ndërtohet me para të Qeverisë së Serbisë.

    Shteti serb ka ndarë hiç më pak se 25 milionë euro për një lagje të tërë në këtë pjesë të Zveçanit.

    Reporteri.net muaj më parë ka raportuar se si këto shtëpi po ndërtohen me ritëm të lartë për çka ka realizuar dhe video.

    Ndryshe, Komuna e Zveçanit shtrihet në disa kodra që janë ngjitur me Mitrovicën e Veriut, dhe kanë një pamje të gjera që përfshin edhe Mitrovicën e Jugut. Zveçani shtrihet në mes të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviçit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!