×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku uron muajin e shenjtë të Ramazanit: Është muaj i sakrificës dhe solidaritetit

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 17:16

    Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, uron të gjithë besimtarët myslimanë.


    Abdixhiku thotë se në kohë të pandemisë e krizës shëndetësore dhe ekonomike, ky solidaritet bëhet edhe më i rëndësishëm.

    Ai pohon se vendit tonë i duhet vullnet i mirë, siç mëson ky muaj i shenjtë, për ta kapërcyer edhe këtë betejë.

    Postimi i saj:

    “Të dashur qytetarë,

    Dita e nesërme, për të gjithë besimtarët myslimanë, shënon fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, po aq edhe të vështirë fizikisht. Dita e nesërme shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Prandaj, më lejoni që në emër të LDK-së, t’u uroj nga zemra mirëkuptim, dashuri, unitet dhe paqe ndërmjet njëri-tjetrit. Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, shpresës dhe ngadhnjimit. Mbi të gjitha është muaj i solidaritetit me të tjerët.

    Në kohë të pandemisë e krizës shëndetësore dhe ekonomike, ky solidaritet bëhet edhe më i rëndësishëm. Vendit tonë i duhet vullnet i mirë, siç mëson ky muaj i shenjtë, për ta kapërcyer edhe këtë betejë.

    Më lejoni t’ju dëshiroj agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!