Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se nuk do ta mendonte se Qeveria e shtetit tonë nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës së Kosovës.
Sipas Lushtakut, Qeveria nuk e konsideron të rëndësishme Ditën e Kushtetutës.
“Kush do ta mendonte, që do të vijë dita që Qeveria e shtetit tonë nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës së Kosovës?! Asnjë fjalë urimi Kryeministri Kurti; asnjë fjalë asnjëri nga ministrat. Qeveria nuk e konsideron të rëndësishme Ditën e Aktit më të lartë shtetëror në bazë të të cilit rregullohet shteti ynë. Kryeministri Kurti dhe asnjë nga ministrat nuk e ka thënë asnjë fjalë urimi sot, ngase ata janë të vetëdijshëm që e kanë SHKELUR në mënyrë flagrante këtë akt, ka shkruar Lushtaku-Sadriu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.