×
  • Lajme
  • Lajme / LDK

    Lushaku-Sadriu: Gjykata Kushtetuese i ka sqaruar procedurat, presim të respektohet rendi i ditës

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 20:09

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se interpretimi i bërë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me procesin e votimit në Kuvend është i qartë dhe se tani pritet që të respektohet rendi i ditës.

    Ajo gjithashtu ka shprehur bindjen se institucionet e sigurisë duhet të garantojnë zhvillimin e punimeve të Kuvendit pa pengesa.

    “Interpretimi jonë është që Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar proceduralisht. Tani presim që të respektohet rendi i ditës ashtu siç është,” tha Lushaku-Sadriu.

    Duke folur për alarmimin e sotëm për një kërcënim me bombë në ndërtesën e Kuvendit, ajo tha se pret që Policia dhe Prokuroria ta kenë të sqaruar situatën dhe të kenë burimet e nevojshme për të garantuar sigurinë.

    “Unë shpresoj që Policia dhe Prokuroria ta kenë të kenë sqaruara, t’i kenë burimet e tyre. Është tepër e rëndësishme që shteti jonë të garantojë që institucionet e veta mbajnë edhe seanca edhe mbledhje, sepse kanë siguri të plotë. Sepse kjo reflekton pastaj me sigurinë e vendit tonë.”

    Deputetja e LDK-së u shpreh e bindur për rolin e deputetëve dhe qëllimin e tyre për të votuar për kryetarin e ri të Kuvendit.

    “Unë ndjehem absolutisht e sigurt edhe unë kam ardhur. Edhe roli jonë si deputet ka një funksion të qartë: kemi ardhur që të votojmë propozimin për një kryetar Kuvendi dhe shpresojmë që kështu do të ndodh,” përfundoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!