×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / LDK lëshoi sallën

    Lushaku-Sadriu: Kryetarja imponoi një votim duke prishur procedurën

    Reporteri
    11 Shtator 2026 | 15:22

    Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar pasi partia lëshoi sallën plenare për të mos vazhduar më tutje me punimet e seancës konstituive.

    Në fjalën e saj, Lushaku-Sadriu tha se LDK lëshoi sallën, pasi sipas saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, imponoi një votim dhe kalim për votimin e nënkryetarëve, e që sipas saj kjo mënyrë prishi procedurën e rregullores.

    “Ne si LDK e lëshuam sallën, pasi u imponua nga kryetarja një votim dhe një kalim për votimin e nënkryetarëve duke prishur procedurën. Ne kërkuam që të respektohet procedura”, tha deputetja Lushaku.

    “Kjo në fakt fol shumë për gatishmërinë, për vullnet politik të grupit më të madh, i cili tenton që grupeve të tjera të ua imponojë kandidatët. Ky është rezultati përfundimtar”, u shpreh deputetja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!