×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri i kthehet kufijve, thotë se ka ardhë koha që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 20:37

    Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan këtë javë shënon përvjetorin e 30 të themelimit. Këtë rast e ka shfrytëzuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’iu rikthyer edhe një herë çështjes së Luginës së Preshevës.


    Nënkryetari i LDK’së vazhdon të kërkojë bashkimin me Kosovën Lindore.

    Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

    Javë e bardhë për Gjilanin. Prej 4 deri në 11 mars do ta shënojmë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës. Gjatë kësaj jave, do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë.

    Falënderim deri në gjunjëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuan për Degën e LDK’së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia.

    Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!

    https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.647629998610736/3812953858744985/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARByK8gl73z2Cw27AnOcWol2LxuqwzUOWu8y4e84ok1Mtja2Qfa6WwH9Jwbj3cq-MNhg04bHGmZsserT6xGDIvMhXkeu3hjQHR15L1tWKDmx7kmgjwPFZ_DQuCD-ECRbL07UhSFecqDaB-eafAF6o4W1OrepA15_FYxPnFNVr30Q99MMjLo_1GCrLfKtn_d6MmPPpcXm00_VwAooTqZBLerat4uOIcgKY2MZk8EauOzIsjGPh5q9R3UrDHgzLj0Pya1q1VGyKMsXRyd3p09h6oSp2OFn6V-7WSPhX1mpe_zeeql8HIG1RnpjIUquNlX7e2rLKnljC17OwyAmJzVWQP8bWQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!