Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur teksa ishin në pushime në zonën e Gjirit të Lalzit të Shqipërisë, pas konsumimit të kërpudhave.
Lidhur me këtë rast tragjik, ka folur një konferencë për shtyp Kryetari Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha Gjilani do të kërkojë drejtësi vazhdimisht.
“Në vizitë ngushëlluese te familja Haliti në Gjilan ka qenë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Jam njoftuar për gjendjen e rënduar shëndetësore më 7 maj për këtë familje dhe kam shpreh interesimin me institucionet e Shqipërisë. Një ditë pas, njoftohem se Afrim Haliti humb nënën dhe bashkëshorten e tij, nga një helmim. Tani janë tre djem dhe një vajzë të rritur, trashëgimi e familjes”, tha ai.
“Më 8 maj jam informuar nga Shqipëria për ndërmarrjen e veprimeve urgjente që përfshijnë Krimet e Rënda për fillimin e hetimeve…Presim rezultate zyrtare duke u solidarizu dhe rasti të zbardhet deri në fund, që familja dhe Gjilani të jetë më i qetë me këtë gjendje. Do të shikohet a është neglizhuar rasti, kur është ndërhy në rast etj.”
“Kemi pas rastin e të riut në pandemi që ende nuk është zbardh, dhe vdekjen e një tjetri në Dubravë. Drejtësia ka me u vendos edhe në rastin e familjes Haliti edhe në rastin e Agonit dhe do të zbardhen deri në fund”, shtoi Haziri ndër të tjera.