×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Koha për fazën e normalizimit nga pandemia, Qeveria Kurti s’ka guxim të veprojë

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 16:16

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se ka ardhur koha që Kosova të hyjë në fazën e normalizimit të pandemisë me COVID-19.


    Haziri ka kërkuar edhe që paralelisht me vaksinimin të filloj edhe lehtësimi i masave antiCOVID-19.

    Megjithëkëtë, Haziri në konferencën për media ka thënë se Qeveria Kurti 2 nuk e ka guximin që të veproj në këtë drejtim dhe se kjo qeveri nuk ka një plan mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    “Kërkoj zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së, në anën tjetër qeveria e ka për obligim me rishiku. Ka ardh koha me hy në fazën e normalizimit. Faza e normalizimit nuk është akt por proces. Normalizimi nga pandemia është një proces i cili paralelisht me vaksinimin duhet të filloj edhe lehtësimi. Hapja e restoranteve, lejimi i ahengjeve dhe dasmave me kufizime dhe mbikëqyrje, rikthimi i teatrove, rikthimi i shikuesve në stadium me një numër të caktuar por në një numër shumë më të madh dhe besoj që do të jetë hapi i parë drejt normalizimit. Por kjo qeveri nuk e ka guximin me vepru në këtë drejtim sepse edhe më tutje po shihet që nuk ka plan detaj mbi menaxhimin de drejtpërdrejt të pandemisë dhe realizimit të masave dhe kërkesave që kërkohen nga institucionet për ruajtjen e shëndetit publik.”, tha Haziri.

    Megjithëse Haziri vlerëson se Qeveria Kurti 1 ishte më efikase, më e zhurmshme dhe më koordinuese në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Me ç’rast tha se kjo qeveri më shumë po merret me probleme të brendshme dhe me zhurmë politike e me akuza të ndërsjellta.

    “Këtë e them nga përvoja pesë javore krahasim me fillim e pandemisë kjo qeveri, Qeveria Kurti 1 ka qenë shumë më efikase, më e zhurmshëm, më koordinuese në menaxhimin e situatës sesa këto pesë javë e këtij kabineti të dytë. Më shumë po merren me probleme të brendshme, me debat të brendshëm, me zhurmë politike e dhe me akuza të ndërjesllta duke marrë rolin defantis të mbrojtës së ministres, ministrit apo politikës të caktuar ditore se sa në menaxhimin me menaxhimin e proceseve e në veçanti .

    Haziri thotë se ka bashkëpunim me institucionet e Qeverisë Kurti por kërkon që të ketë më shumë azhuritet për programet financiare dhe koordinim më të mirë të ministrave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!