Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është pyetur në Komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, konkretisht për rastin e vdekjes së të riut nga kjo komunë, Agon Musliu.
Haziri ka thënë se babai i Agonit e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar që të angazhohet për rikthimin e djalit të tij në Kosovë.
“Ka kërkuar që të angazhohem për kthimin e djalit të tij në Kosovë pas mbylljes totale në Gjermani. E kam njoftuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj që në bazë të mundësive dhe detyrave të ambasadës të mundësohet kthimi në atdhe”, ka thënë Haziri, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se kërkon nga Komisioni hetimor që të hetohet kjo njollë e zezë e pandemisë.
Haziri ka thënë se babai i Agonit nuk ja ka paraqitur atij asnjë problem shëndetësor të djalit të tij.
“Problemet shëndetësore të Agonit asnjëherë nuk janë përmend nga prindi në raport me mua”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.