Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që është edhe nënkryetare e LDK-së ka deklaruar se do të votojë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se nuk duhet që në këtë kohë të bëhet ky veprim.
“Nuk e përkrahi këtë mocion, dhe ftoj deputetët mos ta përkrahin këtë mocion. Nuk është në kohën e duhur dhe nuk do të prodhoj një qeveri tjetër me legjitimitet. Nuk ka nevoje Kosova për një qeveri që nuk ka legjitimitet”, ka thënë ajo.
Këtë deklaratë të Osmanit, e ka komentuar bashkëpartiaku i saj, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se organet e partisë do të deklarohen lidhur me votimin e mocionit ndaj qeverisë Kurti.
“Është çështje që do të deklarohet brenda organeve partiake. Uniteti dhe vetëdija e LDK-së duhet të ruhet”, ka thënë Haziri.
Ai më tej ka shtuar se “unë nuk ndahem nga ekipi. Nuk më kanë lënë vetëm dhe nuk i lë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.