Dardani, një qytetar nga Ferizaj po pretendon se është rrahur dhe fyer rëndë nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Ai për gazetën online Reporteri.net rrëfen se si nisi kjo ngjarje.
Sipas Dardanit, bashkëshortja e tij ishte aksidentuar më datën 23 qershor. Derisa ai ishte nisur me veturën e aksidentuar për në spital ishte ndaluar nga Policia.
Dardani thotë se pas spitalit ka shkuar në stacion policor.
“Jam kanë në stress me shku te rguaja. Ai më ndalke më maltretojke. Kurrfar probemi nuk kam pas me atë policin.”, thotë Dardani.
Ai tregon se kur kishte shkuar për t’u ankuar për sjelljen e policit, kishte tentuar t’ incizonte heturesit pasi nuk ishte ndjerë I sigurtë.
“Ma bani: O majmun për kënd don mu anku ti? I thashë a nuk kam të drejtë mu anku? Policia më tha po të vjen era mariuanëm unë kap telefonin në incizim prej frikës. Ma zuni incizimin e ma mshoi flakareshë.”, tregon ai.
Dardani thotë se polici e kishte sharë edhe më fëmijë në djep.
“Fëmijët t’i q****.”, më tha.
Po ashtu qytetari tregon se e kanë detyruar ta nënshkruajë deklaratën pa e lexuar.
Ai tregon se është ankuar edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës. Po ashtu ai ka ankesa edhe ndaj hetuesit të IPK-së.
Dardani thotë se ndjehet i dëshpëruar dhe i frikësuar. Ai thotë se i ka fotografitë dhe raportin e mjekut.
“Policia është për me mbrojtë qytetarin.”, thotë ai.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë në duart e Policisë së Kosovës vdiq i riu Agon Zejnullahu nga Lipjani. /Reporteri.net/