×
  • Lajme
  • Lajme

    Macron i shkruan Vuçiqit, ia përmend dialogun me Kosovën, por jo njohjen reciproke

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 18:42
    Foto ilustruese nga arkiva

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, me rastin e shënimit të ditës së shtetit serb.


    Macron ia ka përmendur Vuçiqit edhe dialogun me Kosovën, duke i dhënë mbështetje për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Por presidenti francez në telegramin e urimit nuk e përmendi njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    “Ndërsa diskutuam në Paris, unë mbetem i vendosur t’i mbështes përpjekjet në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e ndërmjetësimit evropian, me synimin për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, shkruan Macron në mesazhin e tij të urimit.

    Presidenti francez në letër kujtoi edhe takimin e fundit me Vuçiqin.

    “Isha shumë i lumtur kur shkëmbyem mendime në Paris më 1 shkurt, duke riafirmuar marrëveshjen dhe vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në mesazhin e Macronit.

    “Realizimi i projektit të metrosë në Beograd, si një simbol i bashkëpunimit tonë, do të mundësojë, jam i bindur, tërheqjen e investime të tjera franceze.

    Në emër të qeverisë amerikane, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka përgëzuar qytetarët serbë për ditën e shtetit, ndërsa ia ka përsëritur Serbisë kërkesën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për njohje reciproke me Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!