×
  • Lajme
  • Lajme

    Makiato 2 euro, Autoriteti i Konkurrencës ka filluar të mbledh informacione

    Reporteri
    29 Prill 2025 | 15:32

    Në media e në rrjete sociale të martën u shpërndan fatura ku shihet se në disa restorante një kafe në Prishtinë tashmë kushton 2 euro.

    Është raportuar se në lokale më periferike nga 1.20 euro, çmimi ka shkuar në 1.50.

    Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK), është duke monitoruar këtë situatë të lëvizjeve të çmimeve.

    Në një prononcim për  Express ky institucion thotë se nëse ka indikacione për bashkërendim të çmimeve atëherë do të merren masa konform ligjit.

    “Autoriteti i Konkurrencës është duke monitoruar me kujdes zhvillimet në treg dhe ka filluar mbledhjen e informatave lidhur me rritjen e çmimit të kafesë, për të vlerësuar nëse kemi të bëjmë me vendime të pavarura të operatorëve apo ndonjë marrëveshje të ndaluar për koordinim çmimesh, siç ndalohet me nenin 5 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës. Nëse konstatohen indikacione për bashkërendim të çmimeve ndërmjet ndërmarrjeve, do të ndërmerren të gjitha veprimet e parapara me ligjin pë Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në përgjigje.

    Pas rritjes së çmimit të rrymës, është alarmuar se sipërmarrjet në Kosovës mund të rrisin çmimet e disa prej produkteve, përfshirë atyre bazike.

    Në Kosovë janë organizuar disa protesta si kundërshtim i ndryshimit tarifor nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZrrE), pasi ndryshimet në treg do të jenë zinxhirore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!