×
  • Lajme
  • Lajme

    Mali Zi se ka ndërmend të ndalet, paralajmëron rrëzimin e staneve tjerë të kosovarëve në kufi

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 14:09

    Autoritetet malazeze, përmes shkresave, kanë njoftuar kosovarët që kanë të ndërtuar stane në Bjeshkën e Ishtedimit, se të hënën do të vazhdojë aksionin për rrënimin e pjesës së tjetër të staneve që janë mbetur pa u shkatërruar.


    Sipas njoftimit që kanë marrë banorët kosovarë, rrënimi i këtyre staneve, pritet të ndodhë pikërisht një javë pasi një pjesë e tyre u rrënuan këtë të hënë.

    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e kanë konfirmuar vetë banorët kosovarë që kanë të ndërtuar stane në këtë zonë kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

    Në zonën ku këta kosovarë, kryesisht nga Peja dhe komunat përreth, kanë të ndërtuar stanet, shteti malazez parasheh të ndërtojë një qendër skijimi.

    Banorët kosovarë pranojnë se nuk posedojnë dokumente pronësore në këtë zonë të Bjeshkës së Ishtedimit, por si dëshmi që tokën e shfrytëzuan gjithnjë, thonë se janë varrezat e të pareve të tyre që ndodhen aty.

    Reporteri.net, që nga java e kaluar, është duke raportuar për këtë rast dhe shqetësim të këtyre banorëve, të cilët ndjehen të zhgënjyer edhe me institucionet në Kosovë që sipas tyre nuk janë marrë fare me rastin e tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!