×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Dikur priteshim në takime nga Sekretari i Shtetit ose zv.presidenti, tash veç letra

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 11:44

    Njohësi i zhvillimeve të politikës vendore e ndërkombëtare, Agon Maliqi, ka reaguar pas letrës që Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka shkruar kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

    Maliqi ka nxjerrë dy konkluza nga leximi që i ka bërë të gjitha pikave që Blinken i ka specifikuar në letrën e tij, derisa thotë se në të kaluarën liderët e Kosovës priteshin nga Sekretarët e Shtetit apo zv.presidenti, derisa tash po dërgohen vetëm letra.

    “Blinken ripërsëriti qëndrimin tashmë tradicional: 1) Kosova nuk zhbllokohet pa angazhim për marrëveshje në Bruksel; 2) Mbështetje për njohje nëse tregoheni bashkëpunues (shih listën e temave). Dallimi? Dikur priteshim nga Sekretarët e Shtetit ose zv.Presidenti… tash veç letra”, ka shkruar Maliqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!