×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Kryeministri në detyrë me vendimet dhe veprimet po e bënë edhe më të arsyeshëm shkarkimin e tij

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 18:42

    Gjykata Kushtetuese sot ka pranuar kërkesën e Presidentit dhe ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Kurti për “orën policore”.


    Kushtetuesja thotë vendimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për kufizimin e lirisë gjatë pandemisë Covid-19 është në kundërshtim me Kushtetutën.

    Lidhur me këtë, analisti Shkelëzen Maliqi, ka vlerësuar se Qeveria i ka tejkaluar kompetencat e veta.

    Sipas Maliqit, ka qenë gabim refuzimi i kërkesës së Presidentit, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

    “Ka qene e qartë që nga fillimi se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë pas drejtë të marrin vendime që kufizojnë të drejten e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës.

    Për masa të tilla duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme që kerkon aprovimin e Kuvendit.

    Në fazat fillestare të epidemisë Qeveria ka vepruar sipas ligjit duke kufizuar lëvizjen dhe izoluar vendbanimet ku është shfaqur koronavirusi, por ajo i ka tejkaluar kompetencat duke i zgjeruar në tërë territorin.

    Kuptohet, masat qe janë marre kanë qenë të duhura”, ka thënë ai për Indeksonline.

    Maliqi ka theksuar që kërkesa e Presidentit për gjendjen e jashtëzakonshme ka qenë legjitime e jo komplot dhe puç.

    Analisti shtoi se “kryeministri në detyrë gjithnjë e më shumë po shfaq prirje për veprime dhe vendime arbitrare dhe të kundërligjshme, që e bënë edhe më të arsyeshëm shkarkimin e tij.

    “Si reagim ndaj përhapjes së pandemisë, por gabimi ka qenë refuzimi i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, që kishte siguruar ligjshmërinë e procesit dhe mobilizimin më të gjerë të institucioneve.

    Pra, kërkesave që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme kane qenë legjitime dhe jo komplot dhe puç, si i kualifikonte Albin Kurti”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!