Në Malishevë do të ndërtohet Inkubatori i Bizneseve dhe Park Ekonomik të Bizneseve nga Diaspora, që do të realizohen nga Ministria për Tregti dhe Industri.
Për këtë qëllim në Malishevë sot ka qëndruar ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, Endrit Shala, i cili është pritur nga kryetari i Komunës, Ragip Begaj.
Bëhet e ditur se ata biseduan për dy projektet me rëndësi për këtë komunë, Parkun Ekonomik për Bizneset nga Diaspora dhe Inkubatorin e Bizneseve.
Me rastin e përurimit të punimeve në Inkubatorin e Bizneseve, ministri Shala ka thënë se Parku Ekonomik dhe Inkubatori janë mundësi të mira për Malishevën, pasi pritet të ketë investime dhe hapje të bizneseve të reja, e krahas kësaj edhe rritje të punësimeve.
Ai ka thënë se shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i infrastrukturës në Parkun Ekonomik.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se të dy këto projekte janë investime të Ministrisë për Tregti dhe Industri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.