×
  • Lajme
  • Lajme / Ministri i Mbrojtjes

    Maqedonci: Pjesëtarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 23:34

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së kanë qenë nga komuniteti serb, por sipas tij ata u detyruan të largohen nga presioni i strukturave serbe.

    ‘’Ne kemi pasur një numër të madh të pjesëtarëve të FSK-së që kanë ardhur nga komuniteti serb, por fatkeqësisht një numër i madh i tyre u detyra që ta lë ushtrinë e Kosovës si pasojë e presioneve që ata dhe familjet e tyre kanë pasur nga strukturat e sigurisë në Serbi’’, tha Maqedonci në RTV 21.

    Po ashtu Maqedonci ka folur edhe për zërat rreth dorëheqjes së tij. Ai ndër tjera tha se vendimin për dorëheqje nuk e ka menduar asnjëherë.

    “Jo në asnjë rast perderisa kam qenë i vetëdijshem për të gjitha vendimet, kam qenë i vetëdijshem edhe për rrezikun që e sjell aj vendim. Nuk e kam parë arsyeshme dorëheqjen për kundër unë jam mushur me më shumë energji’’, tha Maqedonci.

    Mes tjerash Maqedonci  ka thënë se Kosova është në hapin e duhur sa i përket anëtarësimit në NATO.

    Këtë proces sipas Maqedoncit po e pengojnë vendet mos njohëse.

    ‘’Për anëtarësimin në NATO ne jemi në hapin e duhur, kemi bërë gjitha hapat e nevojshëm. Pengesat dalin normalisht nga shtetet mos njohëse të cilat po hezitojnë ta mbështeisn Kosovën, por në këtë aspekt ne kemi mbështetjen e partnereve tanë kryesor, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar Gjermanisë dhe vendeve të tjera të NATO-së’’, tha Maqedonci.

    Ministri Maqedonci ka deklaruar se një sulm i ngjashëm i Serbisë sikur ai në Bajnskë në vitin e kaluar mund të përsëritet.

    ‘’Përderisa Radjociq dhe grupi i tij vazhdon të jet i lirë, përderisa nuk ka një llogaridhënije nga Serbia ne konsiderojmë që mund të ketë, ne përgaditemi që të ballafaqohemi me çdo rrezik. Jemi të gatshëm që ta mborjmë territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës’’, tha Maqedonci.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!