Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci duke raportuar para Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri u pyet për largimin e ushtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës, tha se 190 pjesëtarë janë larguar sivjet, por se ky trend nuk është vetëm në Kosovë por edhe në vende si Mbretëria e Bashkuar.
“Në Mbretëri të Bashkuar këtë vit janë larguar 6.5% e ushtarakëve”, tha Maqedonci.
Por, shtoi ai, Ministria e Mbrojtjes “mbetet e inkuruajuar” nga aplikimet e reja, për çka tha se kanë aplikuar 1 mijë e 555 persona për 300 pozita: pra, gjashtë për një pozitë.
“Për këtë qëllim kemi kërkuar nga drejtoria e burimeve njerëzore të bëjë plan të mbajtjes së personelit. Nuk është vetëm trend te ne. Është edhe statistikë”, tha ai.
Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të furnizohet me armë edhe këtë vit si vitet e kaluara “sipas formatit shtet më shtet dhe shtet me prodhues”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.