Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se si në moshën 19-vjeçare është kthyer në Kosovë nga Zvicra, për siç tha ai, “t’i shërbyer vendit si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Maqedonci ka dhënë detaje në emisionin DPT te Fidani në ATV.
“20 vjet i kam mbushur në Kosovë. Bashkëshortja ka qenë bashkë me mua në luftë, në Zonën operative të Llapit. Nga marsi i vitit 1998 kam qenë pjesë e formacioneve ushtarake. Si vullnetar kam ardhur nga Zvicra që t’i bashkëngjitëm UÇK-së. Prej asaj kohe kam qenë pjesë e UÇK-së më pas Forcës së Sigurisë së Kosovë. Kam shërbyer në njësi e formacione të ndryshme duke filluar nga detyrat komanduese e planifikuese”, u shpreh Maqedonci, transmeton Reporteri.net.
Maqedonci ka shtuar se “edukimin ushtarak e ka përfunduar në SHBA”.
“Më saktësisht dy kolegje dhe dy programe Master”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.