Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është pritur me ceremoni të lartë ushtarake nga Gjeneralbrigade Ali Mohammed Al Fadala, në Akademinë Ushtarake Ahmet Bin Mohammed.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se iu konfimuar mundësia për të dërguar kadetë për të ndjekur programin edukativ ushtarak në këtë akademi, raporton Gazeta online Reporteri.net.
“Gjatë vizitës dhe takimeve që kisha na u konfirmua mundësia për të dërguar kadetë të cilët do të ndjekin programin edukativ ushtarak në këtë akademi dhe Shteti i Katarit mbulon të gjitha shpenzimet. Në Akademinë Ushtarake Ahmet Bin Mohammed ndjekin programin mbi një 1000 kadetë nga Katari dhe vendet e rajonit”, ka shkruar Maqedonci.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.