Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Presidencën e Shqipërisë. Ai është pritur në hyrje nga presidenti Bajram Begaj, ku parashikohet të kalojë rreth 30 minuta me kreun e shtetit për të shkuar më pas në kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Lindita Nikollën.
Takimi vijues do të jetë me kryeministrin Edi Rama.
Sic raporton ABC News nuk është një takim zyre, por një drekë pune te vila qeveritare afër kryeministrisë. Pas drekës me Ramën, Kurti do të ketë një takim edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sipas informacioneve, në fokus të diskutimeve do të jetë marrëveshja në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka për qëllim që të informojë politikanët shqiptarë për atë që është dakorduar në Ohër me Serbinë në takimin disaorësh që u mbajt më 18 mars.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.