×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja e plotë e shqiptarëve që la serbët e Bujanocit në opozitë

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 16:56

    Partitë shqiptare në komunën e Bujanocit kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës.


    Liderët e partive shqiptare  në selinë e PD-së kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion që u jep atyre shumicën në Kuvendin Komunal, shkruan Reporteri.

    Sipas kësaj marrëveshje, shqiptarët në Bujanoc pritet të kenë 26 këshilltarë në Kuvendin Komunal.

    Me këtë në opozitë do të mbetet SNS e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Kryetar i ri i Bujanocit do të jetë Nagip Arifi partia e së cilit doli e para në zgjedhjet e fundit, ndërkaq PVD pritet ta ketë kryetarin e Kuvendit.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministri i Jashtëm Shqiptar, Gent Cakaj. Cakaj ka falënderuar liderët e Luginës që janë bërë bashkë edhe një herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!