×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja Kosovë-Serbi, prioritet strategjik i SHBA-së

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 8:32

    Prioritet strategjik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arritja e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë David Kostelancik- zëvendës i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Kostelancik ka treguar edhe kërkesat që i janë parashtruar lidershipit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.


    “Kosova sapo doli nga zgjedhjet dhe SHBA-ja ka shprehur tek liderët e të gjitha partive shpresën dhe pritjen se do të formojnë një qeveri pro dialogut, e gatshme për ta suspenduar taksën, e cila e ka bllokuar procesin”, ka thënë Kostelancik të enjten, në Forumin e Sigurisë në Beograd, i cili njëherësh është drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Teksa ka theksuar domosdoshmërinë e njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve, Kostelancik ka shtuar se SHBA-ja gjithmonë do të qëndrojë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Sipas tij, kampanja e Serbisë për t’ia anuluar njohjet dhe për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është duke dëmtuar përpjekjet rreth dialogut dhe arritjen e rezultateve.

    “Prandaj ajo duhet t’i ndalë këto veprime. Të dyja e kanë vëmendjen e plotë dhe përkushtimin e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes. Nuk duhet të humbet mundësia për njohje reciproke dhe një marrëveshje ligjërisht e pranueshme e mundëson paqen e qëndrueshme”, ka theksuar diplomati amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!