×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat, reagon Ambasada Amerikane në Prishtinë

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 14:02

    I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka përgëzuar arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.


    Giacobbe ka shkruar se marrëveshja sjell përfitime për kosovarët dhe serbët.

    “Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

    Marrëveshja përmban tri pika, që përfshijnë zhbllokimin e rrugëve për në Jarinjë dhe Bërnjak bashkë me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës duke filluar nga e shtuna.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!