×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja për faturimin e rrymës në veri e pandryshuar, Berisha pyet Bislimin: Për çfarë e keni kundërshtuar deri më tani

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 14:21

    Sot, mes Kosovës e Serbisë, u arrit marrëveshja që parasheh faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës.

    Kjo marrëveshje, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se e mundëson faturimin e energjisë elektrike “sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”.

    Ndaj kësaj deklarate reagoi ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, i cili e pyeti Bislimin se për çfarë kanë kundërshtuar deri tani, pasi i dhanë interpretim pozitiv marrëveshjes.

    “Pyetja që shtrohet është: meqenëse i bëni një interpretim pozitiv marrëveshjes, atëherë për çfarë e keni kundërshtuar deri më tani?Cili është ndryshimi që e premtuat gjatë fushatës për të mos pranuar këtë marrëveshje? A e hoqet, siç thonit atëherë nënvendosjen e Kosovës ndaj Serbisë apo e rilidhët Kosovën me Serbine?Natyrisht, që nuk keni bërë asnjë ndryshim, dhe në realitet pyetjet që do të vazhdojnë janë për rradhën e gjatë të mashtrimeve”, ka shkruar Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!