×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshjet në Mynih, reagon ministri Agim Veliu

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 13:04

    Reagimet e para kanë ardhur nga Qeveria Kurti për marrëveshjen e arritur sot në Mynih mes Kosovës e Serbisë për hekurudhat dhe autostradat.


    Është ministri i Brendshëm, Agim Veliu ai që përmes një postimi në Facebook ka thënë se çdo marrëveshje e arritur e cila dërgon në normalizim të raporteve mes dy shteteve, është e mirëpritur.

    Ai ka komentuar edhe letrën e sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, mirëpo pa përmendur taksën.

    Për këtë, Veliu ka thënë se është angazhim i qartë i SHBA-së.

    Postimi i plotë:

    Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm.

    Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur.

    Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!