×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrin fund ditët me diell: Fronti i ftohtë po afrohet, a do ta përfshijë edhe Kosovën?

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 13:47

    Fronti i ftohtë do të shkaktojë ndryshim të kushteve sinoptike nga nesër.


    Sipas Meteoballkan, fronti i ftohtë sot ka përfshirë Slloveninë dhe Kroacinë dhe është duke përparuar gradualisht në drejtim të rajonit tonë, megjithatë edhe pse do të kemi ndryshim të temperaturave dhe erëra të ftohta veriore reshjet përsëri do të jenë simbolike veçanërisht në Kosovë dhe fatkeqësisht po duket sikur thatësia në Kosovë do të vazhdojë edhe më tutje përpos nëse ndodhë ndonjë ndryshim.

    Reshje pak më intensive dhe shpeshherë në formë të rrebesheve me vetëtima dhe bubullimë priten në bregdetin shqiptar.

    Pra, edhe njëherë: nga nesër pritet të ketë shtim të vranësirave në tërë rajonin, priten reshje shiu në tërë rajonin me përjashtim të Kosovës ku reshjet do të jenë simbolike dhe ndoshta në disa rajone nuk do të ketë fare.

    Priten ulje të temperaturave por asgjë ekstreme apo dimërore. Thjeshtë po hymë në një periudhë vjeshte ku pas disa ditëve do të kemi prapë ngritje të temperaturave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!