×
  • Lajme
  • Lajme

    Marshohet kundër dyshimit për manipulim të votave nga Lista Serbe

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 12:30

    Në Prishtinë është mbajtur marshi protestues kundër manipulimit të votave nga Lista Serbe.


    Ky marsh është organizuar nga “Naša Inicijativa”, dhe përkrahur edhe nga disa organizata tjera joqeveritare.

    Marshi protestues ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para objektit të Kuvendit të Kosovës.

    Osman Gjugjeviq nga partia boshnjake Nasa Iniciatijva ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku parti të caktuara të komuniteteve tjera morën vota në qytetet ku jetojnë vetëm serbët. Për këtë parti të shumta kanë akuzuar se ka pasur manipulim nga Lista Serbe.

    Ai ka thënë se kjo është shkelje e Kushtetutës së Kosovës, teksa ka paralajmëruar ndjekjen ligjore.

    Gjugjeviq ka bërë thirrje që për rastin të reagojnë institucionet relevante dhe ndërkombëtarët.

    “Ne do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjor për të garantuar vendet tona. Ftojmë institucionet relevante dhe ndërkombëtarët që të reagojnë ndaj kësaj çështje dhe të sigurojnë që mos shkelen të drejtat tona të garantuara me Kushtetutë”, ka thënë ai.

    Parti boshnjake e rome kanë akuzuar Listën Serbe se ka ndikuar në shtimin e votave për parti të caktuara vetëm që të shtrijë ndikimin e saj në Kuvend, përtej 10 ulëseve të veta. Këto parti kanë marrë vota edhe në rajonet ku s’ka fare banorë të këtij komuniteti.

    Lidhur më këto manipulime OJQ-të që merren me monitorimin e procesit zgjedhor kanë kërkuar hetime nga Prokuroria, ndërsa që përfaqësues të komuniteti egjiptian kanë paralajmëruar ankesa në institucionet përkatës si PAZP dhe Gjykatë Supreme pas përfundimit të numërimit të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!