×
  • Lajme
  • Lajme

    Martin Berishaj po i mbijeton me sukses skandalit, shihet me Gërvallën në Dubrovnik

    Reporteri
    10 Korrik 2022 | 21:11

    Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme po merr pjesë në Forumin e 15-të Ndërkombëtar të Dubrovnikut. Me të është parë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit është përmendur në një skandal për shpërlarje të parave.

    Ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi. Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

    Berishaj, supozohet t’ia kthejë këto para Golobit, dhe ky i fundit duhet t’i investojë këto para në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.

    Pjesëmarrjen e Gërvallës në Forumin e 15-të Ndërkombëtar e ka kumtuar Ambasada e Kosovës në Zagreb.

    Gërvalla pjesë e panelit kryesor në Forumin e 15-të Ndërkombëtar të Dubrovnikut

    “Në Forumin e 15-të Ndërkombëtar të Dubrovnikut, Kosova u prezantua me ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës znj Donika Gërvalla, ku morën pjesë rreth 40 ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, kryesisht nga vendet e Evropës Jugore, Juglindore dhe Qendrore, si dhe përfaqësues të disa institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe të sektorit të biznesit. Konferenca tradicionale ndërkombëtare e Forumit të Dubrovnikut me moton “A quest for balance in a world disrupted”. Forumin e sivjetëm të Dubrovnikut e hapi kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe kryeparlamentari kroat Gordan Jandrokoviq”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Gjatë këtij forumi Gërvalla ka qenë pjesë e panelit kryesor.

    “Ministrja Gërvalla ishte pjesë e panelit kryesorë krahas ministrit kroat Gordan Grliq Radman, atij grek Nikos Dendias, malazez Ranko Krivokapiq, Zv ministri boshnjak Josip Brkiq, Miroslav Lajçak, etj.Në këtë panel fjala e ministres Gërvalla u prit me interes të madh, ku ajo shpaloi të arriturat e Qeverisë së Kosovës në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar si dhe synimet e palëkundura të diplomacisë së Kosovës Dëshmi kjo që ngjalli interes për takime të shumta bilaterale me homolog të saj”, thuhet tutje në postimin e ambasadës.

    Afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt ku u derdhën paratë e GEN-I nga Beogradi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!