×
  • Lajme
  • Lajme

    Martohet Kryetari i Bashkesisë Islame në Maqedoni, gruaja e tij thuhet se është 50 vjet më e re

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 19:02

    Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, me 9 maj kishte tërhequr kesh 1 milion euro nga Bashkësia Islame e Maqedonisë pa dhënë asnjë sqarim, i cili sot raportohet se është martuar me një vajzë 50 vite më të re.


    Kjo është bërë e ditur nga disa media shqiptare atje, të cilat kanë shkruar se se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.

    Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI’së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re. Kurorëzimi është bë në muajin e Ramazanit.

    Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.

    Kryetari i BFI’së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.

    Burime në BFI konfirmojnë kurorëzimin e reisit Rexhepi, por nuk duan të flasin duke theksuar se bëhet fjalë për çështje private.

    Ndërsa vlen të theksohet se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë. Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr.

    Në bazë të dokumenteve të arritura në redaksinë e ‘news33’ rezulton se nga xhiro-llogaria e BFI’së në “Shparkase Bank” kreu i saj Sulejman Rexhepi vetëm në një ditë ka tërhequr kesh 1 milion euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!