×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat anti-COVID-19, aksion i Policisë e Inspektoriatit te ‘Kafet e rakisë’ në Prishtinë

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 23:24

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke kryer kontrolle nëpër kafeteri të kryeqytetit në këto orë të vona për të monitoruar respektimin e masave anticovid.


    Pas numrit të rritjes të të infektuarve Policia e Kosovës dhe Inspektorati nën urdhrin e Zemaj janë mobilizuar për të kryer kontrolle dhe inspektime më të shpeshta.

    Kështu ndodhi edhe sonte te “Kafet e Rakisë” në shesh ku u shpërndanë dhjetëra të rinj që ishin duke u argëtuar.

    Ky veprim erdhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës dhe mos respektimin e numrit të kufizuar brenda një hapësire./RTK

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!