Në kuadër të vendimit të Qeverisë për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, është përfshirë edhe kufizimi në rastet e varrimit dhe pritjes për ngushëllime.
Në bazë të vendimit, që pritet të hyjë në fuqi më 30 gusht, lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.
Kurse sa i përket të pameve, Qeveria ka marrë vendim që t’i ndalojë ato.
“29. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Numri i personave në ambiente të mbyllura që është lejuar nga MSH’ja është 30.
Ndërkaq për grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme lejohen deri në pesëdhjetë persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.