×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat e reja anti-COVID, vazhdojnë pritjet dhe ankesat e qytetarëve në kufirin Kosovë-Shqipëri

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 18:19

    Vendosja e masave të reja kufizuese për kalimin e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sjellë radhë të gjata në doganë.


    Udhëtarët që hyjnë në Kosovë kundërshtojnë testin e shpejtë e ata që dalin nga Kosova ankohen për pritje të gjata.

    Ndërkaq në pikën kufitare të Vërmicës situata duket pak me e qetë se një javë më parë, por kolonat janë të pashmangshme dhe ende të pranishme.

    Komandanti i policisë kufitare jug-perëndim, Nexhmi Krasniqi, thotë për ABC Neës Albania se kolonat po krijohen pasi shumë qytetarë ende shkojnë për pushime dhe Shqipëria kërkon teste edhe për fëmijët.

    Megjithatë , udhëtarët që hyjnë në territorin e Shqipërisë thonë se po presin gjatë në kolonë. Ndërkaq, shtetasit e Shqipërisë të cilët nuk janë të vaksinuar po i nënshtrohen një testi të shpejtë , gjë që ata po i shqetëson.

    Sakaq, lidhur me gjendjen e krijuar, Policia kufitare e Kosovës ka shtuar për 50 % më shumë numrin e policëve , me qëllim që pritjet të minimizohen , ka bërë të ditur komandanti i i policisë kufitare në Jug- Perëndim Nexhmi Krasniqi.

    Vendosja e masave anti-covid në kufi nga Shqipëria dhe Kosova i ka bërë të pashmangshme pritjet dhe kolonat e gjata në të dyja anët e kufirit të përbashkët që po ngadalësojnë gjithashtu edhe lëvizjen mes dy vendeve.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë ka reaguar për kolonat e gjata që po krijohen në pikëkalimin kryesor kufitar të Kosovës me Shqipërinë. KMLDNJ ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të gjejnë zgjidhje për problemin e krijuar në kufi nga masat e vendosura për parandalimin e pandemisë.

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!