×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat e reja në Mal të Zi nuk vlejnë për Kosovën, mund të shkoni lirisht

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 14:47

    Qeveria e Malit të Zi i ka miratuar masat e reja Anti Covid, që do të hyjnë në fuqi nga 24 gushti.


    Sipas njoftimit të tyre, hyrja e qytetarëve të rajonit në këtë vend mbetet e pakushtëzuar dhe se në kufijt malazez nuk kërkohet asnjë dokument që lidhet me pandeminë, përfshirë testin e koronavirusit apo certifikatën e vaksinimit.

    Kufijtë janë të hapur vetëm për shtetet fqinje, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Kroacinë, Bosnja dhe Hercegovina e Maqedoninë e Veriut.

    Qytetarët malazezë dhe të huajt lejohen të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse kanë një nga katër provat e mëposhtme:

    -Të jetë plotësisht i vaksinuar ose i vaksinuar me një dozë të vetme të vaksinës COVID-19;

    -Të posedojë një test negativ PCR për SARSCov-2 jo më të vjetër se 72 orë;

    -Të ketë dëshmi se personi e ka kaluar  COVID-19 (se kanë kaluar jo më pak se 14 ditë dhe   jo më shumë se 180 ditë që nga një PCR pozitiv ose test i shpejtë i antigjenit);

    -Të posedojë një test negativ të shpejtë të antigjenit për SARSCov-2 jo më të vjetër se 48 orë.

    “Nëse personat, pavarësisht nëse janë shtetasit tanë apo të huaj, me vendbanim të përhershëm në Malin e Zi, nuk posedojnë asnjë nga katër provat, ata dërgohen në një izolim katërmbëdhjetë ditor i cili mund të përfundojë pas ditës së gjashtë për të hyrë në Mal të Zi me një test negativ PCR. “

    “Nga ana tjetër, në Malin e Zi vazhdojnë pa kushte të hyjnë qytetarët nga Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore”, shpjegoi Galic.

    Më herët Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës, në faqen e saj në Facebook ka njoftuar për vendimin e Malit të Zi duke thënë se “për të hyrë në Malin e Zi secili qytetar duhet të ketë me vete një nga katër provat, dëshmi të vaksinimit, testin negative apo atë antigjen”.

    Kjo Qendër nuk kishte sqaruar në njoftimin e saj se ky rregull nuk vlen për qytetarët e Kosovës.

    Postimi më pas është fshirë nga faqja e këtij institucioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!