×
  • Lajme
  • Lajme

    MASHT-i nuk ndalet së shpenzuari, e dërgon edhe një “batalion” në Durrës

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 8:06

    Rreth 100 persona i ka dërguar këtë javë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në hotel “Bonita”, në Durrës, për ta bërë vlerësimin e teksteve shkollore.


    Në mesin e tyre janë recensentë, anëtarë të Këshillit të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore dhe anëtarë të kabinetit të ministrit. Atje kanë shkuar të martën (më 26 mars) dhe do të qëndrojnë deri më 2 prill.

    Edhe kësaj radhe çmimi që do të paguajë MASHT-i për akomodimin e një personi për një ditë në “Bonita” është 60 euro, trefish më shtrenjtë sesa që paguajnë të tjerët. Pagesën e këtij çmimi e ka arsyetuar pronari i hotelit, Astrit Ismaili, duke thënë se bëhet fjalë për shërbime ekstra. Ndërkaq, zyrtarë të MASHT-it kanë thënë se në Kosovë ka kushtuar më shtrenjtë se në Shqipëri dhe se nuk kanë gjetur hapësirë të mjaftueshme.

    Derisa Ismaili i ka thënë gazetës “Koha Ditore” se të martën pasdite në hotel pritet të mbërrijnë rreth 90 persona nga MASHT-i, këshilltari për media në këtë ministri, Valmir Gashi, ka deklaruar se atje kanë shkuar rreth 100 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!