×
  • Lajme
  • Lajme

    MASHTI anulon tenderin për monitorues të lajmeve që e atakojnë Ministrinë

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 16:36

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që të anulojë tenderin me të cilin synohej angazhimi i një eksperti që do të kishte për detyrë monitorimin e lajmeve që e atakojnë këtë institucion, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmin e ka bërë të ditur organizata joqeveritare INPO, të cilët kishin kërkuar që të anulohet procedura ditën kur ishte shpallur tenderi me titull “Kontraktor individual për monitorimin të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”.

    Organizata INPO kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) që të anuloj procedurën e prokurimit me titull ‘Kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare’, e cila është në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve të veçanta”, thuhej në reagim.

    Ndryshe, tenderi që u hap më 24 maj, e vlera e paraparë e të cilit ishte 7 mijë e 200 euro, nxiti reagimin e mediave dhe njohësve të prokurimit.

    Ministria e Nagavcit kërkon monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!