×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Mashtrimi në vlerë prej 280 mijë euro për blerjen e një lokali, shkon në katër numri i të arrestuarve

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 10:05

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në katër numri i të arrestuarve lidhur me mashtrimin që është bërë për blerjen e një lokali në Istog.

    Policia e Kosovës për rajonin e Pejës njofton se më 05.07.2024, ka pranuar informacion se viktima është duke u mashtruar nga persona të dyshuar që nga viti 2022.

    “Viktima ka deklaruar se personave tё dyshuar iu ka dërguar të holla në vlerë prej dyqind e tetëdhjetë mijë (280000) euro, mjete të cilat viktima ja ka dërguar që nga viti 2022 për blerjen e një lokali”, thuhet në njoftim.

    Pas një pune intensive të hetuesve Rajonal më datë 09.07.2024 janë arrestuar dy persona tё dyshuar, nё vazhdën e hetimit tё rastit më datё 11.07.2024 janё arrestuar edhe dy tё dyshuar tjerё.

    Katër personat e arrestuar: F.D. e lindur me 1999, B.M. i lindur me 1992, M.N. i lindur me 1982 dhe L.D. e lindur me 1994.

    Të gjithë të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!