×
  • Lajme
  • Lajme

    Maskat në aksion, tentojnë të grabitin një lokal në “Dragodan” të Prishtinës

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 13:09

    As koronavirusi nuk po i ndalë hajnat, çka po mundohen ta shfrytëzojnë situatën e krijuar.


    Mbrëmë disa persona me maska kanë tentuar të grabitin një lokal në lagjen “Dragodan” në kryeqytet.

    Një lexuese i Reporteri.net i cili ka dërguar edhe foto të lokalit që ka qenë cak i hajnave, thotë se hajnat kanë ikur pasi disa nga banorët e ndërtesës që kanë qenë duke pirë cigare i kanë vërejtur dhe bërtitur, me ç’rast kanë bërë që të largohen.

    Lexuesja thotë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 12:00 të natës në lokalin”Bike Friendly Cafe”.

     

    Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, por nuk është përgjigjur deri në këtë moment kur po publikohet shkrimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!