×
  • Lajme
  • Lajme

    “Maskat” tentojnë të grabisin një autosallon, pronari i kundërpërgjigjet

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 12:32

    Një tentativë grabitje e armatosur ka ndodhur në një autosallon në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    “Ankuesi mashkull shqiptar ka informuar se përderisa ishte në autosallon, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të kryejnë një grabitje. Njëri nga të dyshuarit gjatë tentimit të grabitjes, ka shtënë me armë zjarri ku ka dëmtuar pajisjen kompjuterike dhe tavolinën”, thotë Krasniqi për Reporteri.net.

    Ai thotë se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

    Reporteri.net ka mësuar nga burimet se pronarët e autosallonit i kanë rezistuar plaçkitësve dhe se fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!